“Nuk e njoh Rita Orën”

Këngëtarja shqiptare Bleona Qereti ka mohuar në faqen e saj në Facebook lajmin se ajo ka refuzuar një drekë me këngëtaren me origjinë kosovare Rita Ora.
“Miq të dashur, po lexoj nëpër portale të ndryshme online një lajm aspak të vërtetë, lidhur me refuzimin e një ftese që Rita Ora më paska bërë mua për të drekuar.
Nuk kam pasur asnjë komunikim me Rita Orën dhe për pasojë, nuk ka pasur asnjë ftesë nga ana e saj dhe as nga unë. Nuk njihem personalisht me Ritën,” ka shkruar Qereti në Facebook.
Dy këngëtaret kanë qenë pjesë e koncertit të mbajtur me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë në sheshin “Nënë Tereza”. /Indeksonline/