E Shtunë, 31 Tetor 2026

Injoron komentet ofenduese që e cilësojnë si “lopë e trashë”

Këngëtares, Christina Aguilera nuk po i bëhet vonë për fjalët ofenduese të atyre që po mundohen ta thumbojnë këngëtaren lidhur me mbipeshën e saj.

Një burim i afërt me këngëtaren ka bërë të ditur se, Christina po jeton momente shumë të lumtura në jetë dhe asaj nuk i ineterson fare se çfarë thonë njerëzit për trupin e saj dhe gjithashtu thuhet se, ajo e ka hedhur prapa shpinës problemin me mbipeshën duke e pranuar veten ashtu siç është.

“Gjërat po shkojnë për mrekulli në jetën e saj. Ajo është shumë e lumtur me burrin dhe djalin e saj ndërkaq, edhe karriera po I shkon për mrekulli. Kur ka kaq shumë dashuri në jetë, pse do ti duhej të brengoset për atë së çfarë thonë njerëzit”, ka thënë burimi.

Këngëtarja, viteve të fundit ka shtuar peshë dukshëm duke kaluar nga numrin 8 në 14 por, sdisa herë ajo ka dëshmuar që po ndihet shumë rehat me trupin e këtë gjë e ka dëshmuar sidomos kohëve të fundit duke pozuar nudo parfumin e saj./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›