Është Juventus, fitore kampioni

Juventus ka arritur fitore të lehtë në përballje me Fiorentinën duke marrë 3 pikë të sigurta në fitoren 2 me 0. Juve në pjesën e parë siguroj epërsinë prej 2 golash duke arritur ta mbajë lehtë atë deri në fund.
Vucinic në minutën e 20 dhe Matri në minutën e 41 shënuan për Juventusin.
Me këtë fitore Juve bën një hap drejt titullit në Serie A duke qenë 6 pikë larg Napolit që sot zhvillon derbin me Lazion./Indeksonline/