Kampioni ndryshe s'është

Bayern Munchen që sot mund të quhet si kampion i ri i Gjermanisë, Skuadra bavareze ka shfrytëzuar humbjen e Dortmund dhe barazimin e Leverkusen duke mposhtur Schalken me rezultat të thellë 4 me 0.
Dy gola nga Alaba, një i Schweinsteiger dhe një i Mario Gomez siguruan fitoren e lehtë ndaj Schalkes.
Pas kësaj fitorehe Bayern ka plot 15 pikë më shumë se Dortmund që është në pozitën e dytë duke qenë pothuajse kampion që tani./Indeksonline/