Një gol i Cazorlas, fitore e rëndësishme e Arsenalit

Arsenali ka arritur fitore të rëndësishme në udhëtim te Sunderland duke fituar me rezultat 1 me 0.
Një gol i Cazorlas i realizuar në minutën e 35 ishte vendimtar në këtë ndeshje. Për Arsenalin u bë më vështirë kur në minutën e 62 Jenkinson u përjashtua nga ndeshja me karton të kuq.
Me këtë fitore Arsenali mbetet seriozisht në garë për të siguruar pozitën e katërt në tabelë që dërgon në Ligën e Kampionëve./Indeksonline/