U largua nga burgu, arrestohet në Athinë 38-vjeçari shqiptar

Lajmi bëhet i ditur nga burime të Policisë së Gjirokastrës, të cilët sqarojnë se Kreci ishte dënuar me 15 vjet heqje lirie për disa vjedhje me armë në vendin tonë.
Referuar burimeve policore mësohet se ky shtetas, pasi kishte marrë leje nga burgu për një problem familjar, është larguar për në Greqi, nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës dhe gjatë kësaj periudhe ai ka qëndruar në Athinë, ku edhe është arrestuar nga një operacion i përbashkët i policisë shqiptare me atë greke.
Policia sqaroi se qe prej vitit 2004, 38-vjeçari Kreçi vuante dënimin në burgun e Bënçës, së bashku me një shtetas tjetër ka vjedhur me armë disa banesa në Kakavijë si dhe disa shtetas që tentonin kalimin për në shtetin fqinj, përmes këtij kufiri./Start/
2012-03-24 12:41