E Shtunë, 31 Tetor 2026

Francezët nuk po i kuptojnë pasojat e Euros

29-12-2011 / Nga Martin Feldstein

Qeveria franceze  nuk duket  se ka kuptuar pasojat e vërteta tё  euros , monedhës sё  vetme që ajo ndan me 16 vende anëtare  të Bashkimit Evropian. Zyrtarët francezë kanë reaguar sot për perspektivën e  klasifikimin tё kredive , për tё “trembur” dhe “dënuar ” sadopak  Britaninë e madhe  . Kreu i Bankës Qendrore , Christian Noyer argumentoi se agjencitë e vlerësimit duhet të fillojë nga “nënvlerësimi “ i  Britanisë. Edhe Ministri i financave, Francois Baroin, kohët e fundit deklaroi se: “Mё mirё tё jesh francez se sa britanik porsa i pёrket  aspektit  ekonomik” . Por edhe Kryeministri francez, Francois Fillon, vuri në dukje se Britania kishte një borxh  dhe deficite të mëdha nё krahasim me Francën .  Me sa duket zyrtarët francezë nuk e kanë marrë parasysh faktin se Britania është jashtë eurozonës  dhe për këtë arsye  posedon kartëmonedhën e vet,  që do të thotë se nuk ka rrezik  nё lidhje me borxhin e saj.  Kur interesit dhe afatit tё shlyerje sё  borxhit  ti vijё koha, atёherё qeveria britanike mund të krijojë paund shtesë, për të përmbushur këto detyrime. Në të kundërt, qeveria franceze dhe banka qendrore franceze nuk mund të krijojnë euro. Në qoftë se investitorët nuk janë të gatshëm për të financuar deficitin buxhetor francez  dhe nëse Franca nuk mund të marrë hua për të financuar  deficitin  atëherë  Franca do të jetë e detyruar tё mos paguajë nё kohё.  Kjo është arsyeja pse tregu  i trajton bonet   franceze si tё rrezikshme  dhe kërkon një normë të lartë interesi , edhe pse deficiti buxhetor i Francës është 5.8% e GDP -së saj , ndërsa deficiti buxhetor i Britanisë është 8.8% i  GDP-sё sё saj . Ekziston edhe një arsye e dytë pse situata britanike është më pak rrezikshme se ajo e Francës. Britania mund të zvogëlojë deficitin konkret tё saj duke nënvlerësuar  Paundin Britanik,  në lidhje me  dollarin dhe euron , gjë qё francezet nuk mund ta bëjnë   pa pasur monedhën e tyre. Pikërisht kёtё politikë monetare po ndjek edhe Britania : Duke ulur kursin  e  këmbimit  sterling- dollar dhe sterling- euro deri në nivelet më konkurruese. Deficitet  fiskale tё eurozonës  aktualisht janë simptomat më të dukshme të dështimit të euros. Por kriza  e  kredive në Evropë dhe dobësia e bankave të eurozonës  mund të jetë edhe më e rëndësishme (rrezikshme).  Diferencat e vazhdueshme  e papunësisë në eurozonë janë  një reflektim i efektin  negativ  , për vendosjes e  një monedhë të vetme dhe një politike të vetme monetare, në një grup heterogjen shtetesh. Nicolas Sarkozy dhe politikanë të tjerë francezë ngelën tё pakënaqur që takimi evropian i  kohëve të fundit,  nuk arriti të shkojё përpara,nё lidhje  me çështjen e integrimit të mëtejshëm politik të BE-sё. Ishin Zyrtarët francezë Zhan Mone dhe Robert Shuman , tё cilët nisёn iniciativën për bashkimin politik evropian vetëm pas Luftës së Dytë Botërore , me një thirrje për  Shtetet e  Bashkuara të Evropës. Francezët  konsideruar krijimin e euros si një simbol i rëndësishëm  progresi  drejt këtij qëllimi. Në vitin  1960, Jacques Delors, atëherë ministёr  francez i  financave , kundrejt  një raporti  bёri presion për një monedhë të vetme, "Një Market, Një monedhё ", e cila la të kuptohet se marrëveshja e tregtisë sё lirё nё  Evropё , do tё funksiononte vetëm nëse anëtarët e saj përdornin një  monedhë tё  vetme. Për francezët,  arritja e  një bashkim politik evropian është një mënyrë për të rritur rolin e Evropës në botë dhe rolin e Francës në Evropë. Por , duket se ky qëllim  është me i vështirë për tu arritur tani, nё krahasim me fillimet  e krizës evropiane. Duke sulmuar Britaninë dhe duke kërkuar për të rritur kostot e huamarrjes britanike, Franca është vetëm duke krijuar një konflikt edhe mё tё madh në mes vetes dhe Britanisë, duke i krijuar edhe mё shumё tensione BE-sё. Për tё ecur me tej, ndalimi i krizës financiare tё eurozonës nuk kërkon bashkim politik ose një angazhim të mbështetjes financiare gjermane. Por  varet nga vendimet individuale tё vendeve tё  eurozonës, sidomos Italisë, Spanjës dhe Francës, duke bërë ndryshime në shpenzimet e tyre tё brendshme dhe taksave, tё cilat  do ti bindin investitorët globale financiare, që kёto vende janë duke lëvizur drejt suficiteve buxhetore dhe duke i vënë raportet e borxhit të GDP-së së tyre në rënie. Franca duhet të përqendrojë vëmendjen e tij në problemet e brendshme fiskale dhe gjendjen e tmerrshme të bankave tregtare të saj; në vend qё tё “luftojë” Britaninë ose t’i bëjë thirrje për ndryshime politike, të cilat nuk kanё pёr tё ndodhur ndonjёherё.

Martin Feldstein, Profesor i Ekonomisë në Harvard, ishte Kryetar i Këshillit të Presidentit Ronald Regan, i Këshilltarëve Ekonomikë dhe është ish-President i Byrosë Kombëtare për Kërkime Ekonomike

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›