Euro 2008, Francë-Rumani 0-0
Ndeshja Francë-Rumani është mbyllur sot me rezultatin e barabartë 0-0, duke lënë të zhgënjyer shumë prej tifozëve. Pas 45 minutëisht të parë, që u mbyll pa shumë raste shënimi, transalpinët e nisën në sulm pjesën e dytë të takimit. Por, megjithë sulmin e mirë Anelka dhe Benzema nuk arritën dot të depërtonin topin në portën e kundërshtarit. Rumania sipas specialistëve ka luajtur një lojë defensive, duke u mbëhstetur më së shumti në kundërsulme. Në fund të takimit, Rumania ka rrezikuar portën e Coupet pas një goditjeje nga këndi, por pa mundur të jepte rezultat. Barazimi e ka kënaqur Rumaninë, sepse trajneri që para takimit kishte deklaruar se kombëtarja e tij do të ishte e kënaqur edhe me një barazim. Loja është zhvilluar në një terren të mirë dhe moti ka mbajtur gjithashtu i mirë. Loja është ndjekur nga rreth 30 mijë spektatorë, arbitruar nga Mejuto Gonzalez (SPA). Gjatë ndeshjes u dhanë 4 kartona, tre për skuadrën rumune dhe një për Francën.