E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, vritet me çifte 53-vjeçari

Vlorë-Një zënkë për motive të dobëta ka përfunduar me gjakderdhje në një fshat të Vlorës. Ngjarja ndodhi në fshatin Bestrovë, ku mbeti i vdekur shtetasi Sotir Kordha, 53-vjeç. Sipas burimeve zyrtare të policisë, bëhet e ditur se Kordha është qëlluar me armë gjahu dhe nga të shtënat mbi trupin e tij ka humbur jetën në mënyrë të menjëhershme. Vetëm pak çaste pas krimit, policia ka mundur të ndalojë autorin e vrasjes. “Ai është shtetasi Besnik Driza dhe është banor i Gramshit”- thanë burimet policore, që janë tashmë duke hetuar për ngjarjen. Autori u arrestua nga uniformat blu në afërsi të lumit të Vjosës, në tentativë për të humbur gjurmët dhe për t’i shpëtuar policisë. Nga të dhënat e para mësohet se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta. Por ende nuk jepen detaje rreth shkaqeve që e kanë shtyrë autorin të kryente një krim të tillë. Sipas policisë gjithçka do të sqarohet pasi të merret në pyetje i dyshuari kryesor i ngjarjes, që pritet të hedhë dritë mbi motivet. Paraprakisht mësohet se ka qenë një sherr mes dy personave, për probleme familjare shkaku kryesorPas debateve të ashpëra mës dy presonave, situata ka degjeneruar në përleshje e deri në përdorimin e armës së gjahut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›