E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2008: Sot luhen ndeshjet Spanjë- Rusi dhe Suedi-Greqi

Në vazhdën e garës së kampionatit Evropian 2008 sonte do të zhvillohen duelet e xhiros së parë të grupit D. Ndeshja e parë do të jetë midis midis Spanjës dhe Rusisë në ora 18:00 në stadiumin Tivoli Neu në Innsbruck, ndërsa pas saj do të përballen Suedia dhe Greqia në ora 20:45 në stadiumin Ëals-Siezenheim në Salzburg. Në ndeshjen Suedi Greqi ende nuk është e sigurt se a do të luaj sulmuesi i skuadrës nordike, Zlatan Ibrahimoviç i cili nuk është në gjendje të mirë fizike shkaku i problemeve me gjurin e djathtë. Ibrahimoq ka deklaruar se do të aktivizimi i tij në lojë varet nga vendimi përfundimtar i trajneri të Suedis. Analistët vlerësojnë se mungesa e shtatlartit Ibrahimoviq dobëson dukshëm skuadrën nordike e cila do të përballet me kampionin aktual Greqinë. Ndërkaq në duelin mes Spanjës dhe Rusisë shumica e analistëve llogarisin skuadrën e Spanjës fituese dhe favorite kryesore të kampionatit Evropian. Megjithatë skuadra Ruse ndiher e përgatitur në këtë duel. Mesfushori i kombetares ruse, Konstantin Zyrianov deklaroi se skuadra e spanjës është e përgatitur mirë, mirëpo nuk meritojnë edhe aq vëmendje të madhe. Ai tha se ylli i madhë i iberikëve është Raul Gonzales, por nuk merr pjesë në ndeshjen e sontme. (INA)  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›