Euro 2008, shi miliardash
Futbolli është një biznes shumë i rëndësishëm
për Evropën. Në të njëjtën mënyrë
si amerikanët marrosen pas finaleve të
basketbollit NBA, tifozë anembanë botës
do të gjenden para ekraneve të televizorëve gjatë
tri javëve të zhvillimit të Kampionatit Evropian në
Uastri e Zvicër, i treti ndër evenimentet sportive
më të ndjekur në botë pas Lojërave Olimpike
Verore dhe Kampionatit Botëror të Futbollit.
Ndërsa faza finale e evenimentit, e njohur
thjesht si Euro 2008, ka grumbulluar 16 skuadrat
më të mira të 16 vendeve. Shtrirja që ka te të
gjithë të pasionuarit pas futbollit e kthen në një
fenomen të vërtetë global. UEFA pret që audienca
t‘i kalojë 1 miliard njerëzit në rang botëror. Priten
që më shumë se 100 milionë vetë të vizitojnë sitin
zyrtar të kampionatit, rritje prej katër herësh
krahasuar me kampionatin e mëparshëm të
zhvilluar në Portugali në vitin 2004.
Nivele të tilla ekspozimi përkthehen në zhvillime
të rëndësishme ekonomike për gjithë
vendet evropiane. Sipas Saimon Çaduik, drejtor
i Qendrës Sportive Birkbeck të Universitetit të
Londrës, impakti ekonomik për 52 vendet evropiane
që bëjnë pjesë në UEFA mund të prekë 2.15
miliardë dollarët. Këtu përfshihen të ardhurat
nga turistët ekstra në Austri e Zvicër, kontratat
televizive shumë milionë dollarëshe, si edhe rritja
e shitjeve të pijeve e të ushqimeve për të gjithë
ata tifozë që kanë vendosur të ndjekin skuadrat
nëpër stadiume.
"Euro 2008 do të ketë një efekt edhe më të
gjerë në ekonominë evropiane", shpjegon Çaduik.
"Impakti do të ndihet thuajse në të gjitha
vendet, kryesisht për efekt të sponsorizimeve dhe
të ardhurave nga shitjet e produkteve".
Fitimet
Ndërsa impakti i biznesit të këtij turneu është
vite dritë larg atij të turneut të parë UEFA, i zhvilluar
në vitin 1960, disa prej elementeve në thelb
kanë mbetur të pandryshueshme. Skuadrat ende
ndahen në katër grupe, ku secila nga skuadrat
ndeshet me tjetrën. Dy të parat e secilit grup
vazhdojnë në fazën ndjekëse, deri në çastin kur
kurorëzohet një kampion i evenimentit. Greqia
është kampionia në fuqi dhe i duhet të mbrojë
titullin, por favoritët për ta fituar janë Gjermania,
Italia dhe Spanja.
Pavarësisht skuadrës që fiton turneun, Austria
dhe Zvicra i kanë të garantuara përfitimet
ekonomike të krijuara nga mijëra tifozë që kanë
vendosur të udhëtojnë për t‘i parë skuadrat e
zemrës nëpër stadiume. Kompania konsulent
"Rutter & Partner" llogarit se Euro 2008 do t‘i
sjellë 358 milionë dollarë fitime ekonomisë zvicerane,
ndërsa analogja e saj "SportEconAustria"
llogarit se kjo shifër par Austrinë do të jetë diçka
më e madhe, 369 milionë.
Ku do shpenzohen gjithë këto para? Kim Hollivud,
një prej zëdhënësve të bordit austriak të
turizmit, thotë se pjesa më e madhe do u shkojnë
industrive të turizmit dhe të shërbimeve. Vetëm
gjatë këtyre ditëve të para janë arkëtuar nga prenotimet
në hotele rreth 2 milionë dollarë - shumë
më tepër nga shifrat që regjistrohen normalisht
në këtë fazë të vitit - ndërkohë që janë krijuar
më shumë se 11 mijë vende të përkohshme pune
për të përballuar kërkesat e fluksit të tifozëve.
"Austria ka ndër mend të tregojë se di të festojë",
tregoi zëdhënësi.
Monitorë gjigantë
Për ata tifozë që nuk do arrijnë të gjejnë bileta
për ndonjë prej 31 ndeshjeve të turneut, secili
nga tetë qytetet mikpritëse ka investuar miliona
dollarë në krijimin e të ashtuquajturave "zona të
tifozëve", në përgjithësi të ngritura në zona pranë
qendrave ku tifozët mund të grumbullohen për
të parë ndeshjet. UEFA ka kontribuar me 13
milionë dollarë për krijimin e infrastrukturës
së nevojshme, ku përfshihen edhe monitorë
gjigantë për të ndjekur takimet.
Sponsorët si "Coca-Cola", "McDonald‘s", dhe
"Adidas" gjithashtu kanë shpenzuar miliona
dollarë në produkte për promovimin e lidhjes
së tyre me Kampionatin Evropian. "Zonat e
tifozëve shihen si shumë të rëndësishme për t‘u
ofruar njerëzve produktet tona", thotë Xheims
Liepnik, shef për lidhjet me Evropën, Lindjen e
Mesme dhe Afrikën i kompanisë "Canon", një prej
sponsorëve zyrtarë të evenimentit.
Britania humbje, të tjerët fitime
Zhvillimet ekonomike të turneut nuk do
t‘i shijojnë vetëm vendet pritëse. Bashkë me
shitjen e pijeve e të produkteve ushqimore në
mbarë kontinentin, pritet të rriten ndjeshëm
edhe të ardhurat nga bastet sportive. Organizatorët
britanikë të basteve presin që shifra e tyre
t‘i kalojë 700 milionë dollarët gjatë tri javëve të
kompeticionit, pjesërisht falë bumit që po njeh
kjo industri në internet.
Por kjo dallgë të mirash do rrahë disa vende
më pak, ose më shumë se të tjerë. Duke qenë
se skuadra kombëtare angleze nuk arriti të
kualifikohej në fazën finale të Euro 2008 (edhe
kombëtaret e shteteve të tjera britanike Skocia,
Uellsi, Irlanda e Veriut, gjithashtu nuk arritën të
kualifikoheshin) llogaritet që fitimet e humbura
në gjithë Britaninë të jenë qindra miliona dollarë.
Më shumë se 40 për qind e anglezëve shprehin
"interes të fortë" për futbollin, kështu që Çaduik
është i sigurt se shifra e fitimeve të munguara
është domethënëse. Sa për të bërë një shembull,
kur Anglia arriti të kualifikohej në fazën
çerekfinaliste të Kupës së Botës së vitit 2006,
vlerësohet se në ekonominë lokale u shpenzuan
3.1 miliardë dollarë.
Mund të konsiderohet humbje vërtet e rëndësishme
për Britaninë, por 16 vendet e tjera me
plot gojën mund t‘i gëzohen kompeticionit. Nga
Portugalia në Rusi, pa asnjë dyshim Kampionati
Evropian do t‘u japë shtysa pozitive ekonomive
të vendeve.