E Shtunë, 31 Tetor 2026

Traktati i Lisbonës, në duart e irlandezëve. BE me frymën pezull

Në Donegal, ishuj në veriperëndim të Irlandës, është votuar ndërkohë që Evropa pret me frymën pezull rezultatin e referendumit mbi traktatin e Lisbonës. Një "jo" e Dublinit, ku votohet nesër, do të ndalte në vend procesin e reformimit të institucioneve evropiane. Kryeministri i ri irlandez, Brajan Kouen, ka bërë edhe përpjekjen e fundit dhe u ka kërkuar irlandezëve të votojnë pro Traktatit të Lisbonës, pasi vetëm në këtë mënyrë do të ecet përpara. Sipas sondazheve, rezultati është shumë i paparashikueshëm. Irlanda është i vetmi vend mes 27 anëtarëve të BE-së që do t‘i nënshtrohet referendumit për ratifikimin e traktatit të nënshkruar në qershor 2007, pas negociatash të gjata. Ai pritet që të zëvendësojë Kushtetutën Evropiane që Franca dhe Holanda e "varrosën" në 2005-ën.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›