E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2012 Blanc le Gourcuff jashte ekipit

Laurent Blanc e bëri zgjedhjen përfundimtare të tij për skuadrën që do të luajë në evropianin e Polonisë dhe Ukrainës. Ajo që të bën përsahtypje në listën e paraqitur nga trajneri i përfaqësueses franceze është përjashtimi i mesfushorit të Lionit, Yoann Gourcuff ndërkohë që mbetën jashtë ekipi edhe Yanga-Mbiwa e Loïc Rémy.

Gourcuff nuk e bindi shumë trajnerin Blanc në ndeshjen miqësore me Islandën e fituar nga francezët me rezultatin 3-2, ndërkohë që edhe sezoni me Olimpikun e Lionit nuk ishte shumë i mirë për të.

Përsa i përket Yanga-Mbiwa, Blanc nuk e përfshiu në listën përfundimtare të të grumbulluarve për Euro 2012 për shkak të mungesës së eksperiencës. Ndërsa Loïc Rémy mbeti jashtë kombëtares për shkak të një dëmtimi muskular.

Franca do të luajë edhe një tjetër ndeshje miqësore, atë me Serbinë në 5 qershor. Në Euro 2012, blutë gjenden në Grupin D dhe do të luajnë fillimisht me Anglinë, më pas me Suedinë, për ta mbyllur fazën e parë me sfidën me Ukrainën.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›