E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbet pengojne heqjen e barrikades

Qindra banorë serbë në veri të Kosovës janë mbledhur paraditen e së martës në Rudarë të Zveçanit, për të penguar heqjen e barrikadës prej betoni në këtë zonë.

Sipas raportimeve të “REL”, serbët kishin marrë informacion për mbërritjen e njësive të KFOR-it për të lëvizur barrikadën dhe menjëherë janë mbledhur para saj duke u bërë pengesë për trupat e NATO-s.

Komandanti i njësisë ushtarake, Joseph Lynch ka zhvilluar bisedime me serbët e pranishëm në tentativë për t’i bindur ata që të hapnin rrugën, por ata kanë refuzuar.

“Pengesa rrugore nuk mund të hiqet pasi për një gjë të tillë nuk Veriu i KosovësThaci në MitrovicëKrasniqi: BE të heqë strukturat serbe Kuçi: Konsultime me BE për zyrën në veri vendosin serbët që kanë vendosur barrikadën”, ka thënë kryetari ilegal i Zveçanit, Dragisha Milloviç.

Gjithashtu, Milloviç u ka bërë thirrje ushtarëve të KFOR-it që të largohen, kërkesë kjo që është pranuar nga komandantët e njësisë, të cilët janë kthyer në drejtim të Leposaviçit.

Situata në veri të Kosovës aktualisht paraqitet e qetë por e brishtë, gati të shpërthejë me incidente ndëretnike që shkaktohen kryesisht nga banorët serbë që i binden Beogradit.

Për marrjen nën kontroll të situatës, qeveria kosovare njoftoi javën e kaluar ngritjen e Zyrës Administrative për veriun, e cila do të merret me menaxhimin e fondeve për këtë zonë.

Ngritja e zyrës në fjalë nuk u mirëprit nga Beogradi, që përmes zyrtarëve të tij deklaroi se ky veprim është një provokim i hapur që i bëhet shtetit të Serbisë dhe komunitetit serb në Kosovë.

“Qeveria e Serbisë e shpall këtë akt një provokim flagrant që ka për synim shqetësimin e banorëve serbë dhe krijimin e një situate ku janë të mundshme incidentet”, deklaroi Oliver Ivanoviç tre ditë më parë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›