E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon “Loja për të Gjithë”

Të hënën mbrëma në Prishtinë është hapur zyrtarisht Festivalit i Fëmijëve "Play for All" (Lojë për të Gjithë).

Me rastin e hapjes solemnet të festivalit, fjalime rasti kanë mbajtur kreu i Zyrës së BE’së në Prishtinë, Samuel Zbogar, zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuqi, kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa, dhe drejtoresha rajonale e SOS Fshatrave të Fëmijëve, Caroline Taylor.

Pas hapjes solemne, festivali ka vazhduar me perfomancën e artistëve italianë, Claudio Cremonesi dhe Draghi Diego.

Ndryshe, Festivali për Fëmijë "Lojë për të Gjithë" është një projekt i financuar nga BE dhe i menaxhuar nga Zyra e BE’së në Kosovë. Ky projekt realizohet nga SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë, në partneritet me Qendrën për Arte Vizuale Multimedia dhe me Kompaninë Gishtat, të cilat organizojnë punëtoritë, performancat dhe IQ konsulencat, si dhe përkujdesen për organizimin e ngjarjeve tjera të festivalit.

Festivali “Lojë për të Gjithë” zgjat deri më 2 qershor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›