Përgatiten për “Muslim Mulliqi 2012”

Të martën (sot), Galeria e Arteve të Kosovës mbanë një konferencë për media me rastin e hapjes së edicionit të 9’të të ekspozitës ndërkombëtare në lëmin e arteve bashkëkohore, çmimit “Muslim Mulliqi – 2012”.
Koncepti kuratorial i ekspozitës quhet “S’është e thënë që gjithnjë të jetë e bukur, përveç nëse është e bukur”, ndërkaq ekspozita kurohet nga Charles Esche dhe Galit Eliat.
Në ekspozitë vepra e tyre do t’i ekspozojnë artistët:
Ardian Paci, Albert Heta, Arben Elshani, Aya Ben Ron, Bert Theis, Danica Dakic, Deimantas Narcevicius, Dren Maliqi, Driton Hajredini, Edi Hila, Fatos Kabashi, Joanna Billing, Josef Darbenig, Laurent Mareschal, Luan Bajraktari, Majlinda Hoxha, Mark Lewis, Mehmet Behluli, Orhan Kurtolli, Ozlem Gunol, Mustafa Kunt, Petrit Halilaj, Praneet Soi, Qëndresë Deda, Sejla Kameric, Shpend Havolli, Tanja Lazetic, Vadim Fishkin, Vangelis Gokas dhe Yael Bartana.