Euro 2012 Hollanda pret Hungarine te marten

Hollanda kërkon të mbyllë përpara kohe kualifikimin në finalet e Euro 2012 pasi do të presë të martën në “Amsterdam Arenana” Hungarinë. Finalistët e Botërorit të fundit kanë vijuar përgatitjet në drejtimin e trajnerit Bert van Marvijk për të vazhduar serinë rekord në grupin E.
Hollanda renditet në vendin e parë me 15 pikë të plota, gjashtë më shumë se Hungaria e vendit të dytë, ndërsa një fitore në sfidën e së martës do t’i jepte përpara kohe “tulipanëve” një biletë për në kampionatin Evropian që do të zhvillohet në Ukrainë e Poloni. Dy skuadrat u përballën mes tyre të premten e shkuar në Budapest, ku Hollanda fitoi me rezultatin e thellë 4-0. Mesfushroi i Totenham Rafael Van der Vaart hapi serinë e golave, ndërsa dyfishimi erdhi me sulmuesin e Barcelonës Ibrahim Afellay.
Robin van Persie dhe Dirk Kuyt do të shënonin sërsih, duke vulosur përfindimisht fitoren 4-0 të skuadrës së tyre. Suksesi në ndeshjen e fundit e bën skuadrën e van Marëijk favorite absolute për të fituar përballjen në “Amsterdam Arena” kjo dhe për formën e shkëlqyer që po kalojnë futbollistët e saj krysore si Arjen Robben dhe Ëesley Snejider. I vetmi problem për kombëtaren hollandeze është mungesa e mesfushorit të Milanit Marc Van Bomel, i cili është larguar nga grumbullimi i skuadrës për shkak të një dëmtimi në gju.
Nertan Prifti