E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi protesta te reja. Parlamenti kalon taksen e re

Në qendër të Athinës ndizen protestat kundër masave të ashpra të kursimit  të miratuara nga qeveria. Ndërsa ministri i Financave  Venizelos fliste para gazetarëve  protestuesit  tentonin të mësynin ambientet e ministrisë. Mes protestuesve kishte nëpunës civilë  të zyrave të taksave dhe madje punonjës të ministrisë që si të tjerët shtynin me trup  policët e rendit e tentonin të hynin me forcë në ambjentet e brendshme. 

Sipas ministrit të Financave Evangelos Venizelos pritet që  Greqia të merrte këstin e rradhës nga FMN dhe BE ndonëse arritja e objektivave  kishet qenë e vështirë për  shkak të recesionit dhe  kushteve makroekonomike. Ministri theksoi se do të duheshin  masa dhe më të ashpra

"Është nëj rreth vicioz. Objektivat e vendosura kaën qenë  mjaft ambicioze dhe të  shpejta. Por projeksionet makroekonomike nuk u konfirmuan . Recesioni tejkaloi parashikimet tona sidomos ën 2011. Këto  devijacione  makrioekonomike e zhvendosin ëm tej shënjestrën > E në si grekë duhet të  bëjmë përpjekje edhe më të mëdha të marrim masa dhe më të ashpra për të arritur objektivat ", tha Ministri i Financave Evangelos Venizelos.

Sot parlamenti voton mbi taksën e re mbi pronat që ka nxitur një valë të re protestash e grevash në mbarë vendin por që tenton rishtazi dhe  aftësitë e qeverisë së Papandreut  për të ecur përpara me masat aspak popullore.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›