Paketa e negociueshme Xhafa Pakt per vendin jo me Berishen
10 pikat e paktit kombëtar të bëra publike nga kreu socialist Edi Rama janë të negociueshme. Socialistët lënë të hapur mundësinë për të ndërhyrë në paketën e propozuar që sipas tyre do të zgjidhë edhe krizën politike. Fatmir Xhafa, sekretari për çështjet ligjore në selinë rozë sqaron se para seancës së të enjtes, propozimet, do të depozitohen zyrtarisht në kuvend. Ai thotë se PS është e gatshme të ulet me të djathtët dhe të pranojë propozimet e tyre, me qëllim arritjen e një dokumeti të vetëm konsensual për integrimin.
“Nuk është çështje pikash dhe numrash. Mundet maxhoranca të ketë një qasje tjetër për disa nga këto elementë, ose mund të ketë propozime të reja. Kryetari i PS-së, drejtuesi i grupit parlamentar socialist, vetë grupi ka shprehur qartazi që ky është një projekt tërësisht i negociueshëm dhe është i hapur që secila nga palët të ketë mundësinë të bëjë sugjerimet e veta përmirësuese. Ne nuk jemi duke bërë një pakt me Sali Berishën, nuk jemi duke bërë një pakt me qeverinë, por një pakt me kushtetutën, në respekt të kushtetutës dhe të ligjit me qytetarët e këtij vendi”, tha Xhafa.
Sekretari për çështjet ligjore i PS-së i bën thirrje maxhorancës të heqë dorë nga politika e konfliktualitetit dhe të marrë në konsideratë 10 propozimet, të cilat nuk duhen interpretuar si kushte. Xhafa ndërkaq thekson se emri i presidentit nuk ka qenë pjesë e paketës apo e kërkesave të opozitës sikundër pretendon mazhoranca.
“Ka një keqkuptim në atë propozim të bërë nga ana e opozitës. Nuk ka në mënyrë eksplicite në atë projekt, një propozim të adresuar për çështjen e zgjedhjes së presidentit të republikës. Kjo është e vërteta. Nëse maxhorancës i djeg pikërisht kjo gjë dhe jep përgjigje për një gjë që s’ia kërkojnë, kjo është një çështje tjetër, jo një çështje që u përket propozuesve”, theksoi ai.
Në paketën e tyre, socialistët kërkojnë rishikimin e kodit zgjedhor dhe rregullores së kuvendit, reformë në drejtësi si dhe zgjedhjen konsensuale të krerëve të instustitucioneve kushtetuese.
Elona Gjylmi