Euro 2012, Shqipëri-Francë, 1-2
TIRANE - Përfundon ndeshja Shqipëri - Francë e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2012.
Përfundon ndeshja me rezultatin 1-2. Pas ngushtimit të rezultatit në 1-2, me golin e shënuar minutën e 46 nga Erjon Bogdani.
Pjesa e parë përfundoi me 2 gola të shënuar nga Franca brenda 18 minutave të para të lojës. Goli i parë u shënua në minutën e 11-të, nga Benzema. 7 minuta më vonë shënoi Vila.
E gjithë dita e premte ka qenë e ndezur nga atmosfera e krijuar nga tifozët, të ardhur nga të gjitha trevat e vendit për të mbështetur kombëtaren shqiptare. Franca është kundërshtari më i fortë në grupin D dhe kjo ka bërë që interesimi i njerëzve të jetë i jashtëzakonshëm. Edhe në orët e vona të mbrëmjes ka patur tifozë që kërkonin biletë për të hyrë në stadium.
Sa i përket atmosferës, duhet thënë se të gjitha rrugët përqark stadiumit kombëtar “Qemal Stafa” janë të tejmbushur me tifozë të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, nga Kosova, Maqedonia dhe nga vende të tjera ku jetojnë shqiptarë. Rreth orës 18 është shënuar dhe një incident mes tifozëve shqiptarë të ardhur nga Maqedonia dhe atyre të ardhur nga Kosova. Për ndarjen e tyre u desh edhe ndërhyrja e forcave të rendit, të cilat duhet thënë se janë në një masë të madhe në numër për këtë takim.
Një aspekt tjetër është imazhi i kësaj ndeshjeje në Evropë. Vetëm nga Franca kanë ardhur 150 gazetarë, ndërkohë që televizioni kombëtar TF1, që do të transmetojë live këtë sfidë, ka sjellë mbi 60 gazetarë e teknikë. Në koment, do të jetë përveç komentatorit Kristof Xhamot, do të jetë edhe ish-lojtari i kombëtares franceze Bicente Lizarazu’. Në Tiranë pritej të vinte për të komentuar edhe Arsen Venger, por trajneri i Arsenalit ka zgjedhur të jetë në koment për ndeshjen e 7 tetorit në Paris. Për t’u theksuar është fakti se për të drejtat e transmetimit të kësaj ndeshjeje francezët i kanë paguar federatës Shqiptare rreth 4 milionë euro, një shumë e jashtëzakonshme kjo për financat e këtij institucioni.
Përsa u përket dy skuadrave, trajnerët kanë bërë të ditur tashmë formacionet, me Francën që është rreshtuar me një formacion shumë ofensiv dhe me Shqipërinë që më shumë është e orientuar drejt mbrojtjes. Përpara këtij takimi, kombëtarja franceze ka 13 pikë dhe është në krye të grupit D, ndërsa ajo shqiptare 8 pikë dhe është ende në valle për kualifikim. Trajneri shqiptar Josip Kuzhe ka deklaruar përpara kësaj ndeshjeje se skuadra kuqezi do të përpiqet ta surprizojë Francën në kundërsulm, kurse Loran Blank deklaroi se një barazim në Tiranë nuk është një rezultat i mirë për ekipin e tij.Ndeshja e sotme do të gjykohet nga arbitri rus Aleksei Nikolaev.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera Kuzhe: Dua ekip agresiv, Riberin do e ndalë Dallku Shqipëri-Francë, shisnin bileta 4 fish më shumë, 8 në pranga Blank: E respektojmë Shqipërinë, por duam ta mundim FOTO: Skandali, flamuri kombëtar “kokë poshtë” në Qemal Stafa FOTO: Shqipëri-Francë, tifozët përplasen në prag të sfidës