Ronaldo: Të gjithë janë kundër Realit
Cristiano Ronaldo ka zbuluar, se të gjithë janë kundër Real Madridit. “Jemi ekipi më i mirë në botë, dhe të gjithë na xhelozojnë”, ka thënë portugezi, që nuk është se ka kontribuar në historinë e lavdishme të klubit mbretëror.
Ai gjithashtu ka theksuar se nuk mund të harrohet se në sezonin e kaluar ekipi i tij u eliminua padrejtësisht nga Liga e Kampionëve pas ndeshjes me Barcelonën.
“Të gjithë e dimë se çfarë ndodhi vitin e kaluar. U eliminuam padrejtësisht, por duhet të mësohemi të jetojmë me këtë”, ka thënë Ronaldo.
Po ashtu, futbollisti ka pohur se ky vit mund të jetë ai i realizimi të ëndrrës për titullin e 10.