E Shtunë, 31 Tetor 2026

Schweinsteiger i lumtur dhe krenar për kualifikimin

Pas fitores prej 6-2 ndaj Austrisë, Gjermania ka siguruar kualifikimin për fazën tjetër të Kampionatit Evropian të futbollit- Euro 2012, ndërsa mesfushori Bastian Schweinsteiger është shprehur mjaft i lumtur për këtë.

"Die Mannschaft" kanë regjistruar fushatë rekorde kualifikuese duke fituar të gjitha pikët në dispozicion nga shtatë ndeshjet e zhvilluara, ashtu që Gjermania bëhet përfaqësuesja e parë që siguron kualifikimin.

“E kemi përmbushur detyrën tonë dhe jemi të lumtur dhe krenarë që arritëm ta bëjmë kaq shpejt”.

“Tifozët më bënë krenar dhe ata panë një ndeshje e cila shfaqi futboll të jashtëzakonshëm në 40 minutat e para”, ka deklaruar mesfushori i Bayern Munichut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›