E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wikileaks: Topi, Presidenti është i vetmuar në krye

TIRANE- Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, është një njeri i vetmuar në krye të shtetit. Pozicioni i tij është delikat dhe së fundmi konfliktet me qeverinë janë shtuar edhe për shkak të ligjit të dosjeve. Kështu shkruan i dërguari me punë i ambasadës amerikane në Tiranë, Stephen A. Cristina, në një kabllogram të dërguar në Departamentin e Shtetit më 9 janar 2009. Në një takim me Christinën, Topi duket se ka përshkruar izolimin e tij politik dhe arsyet e tij, duke e lidhur këtë me debatin e fundit për ligjin e dosjeve. Sipas tij, ky ligj i shumëdiskutuar dhe konflikti i lindur prej tij duket se do ta rrezikojë seriozisht imazhin e tij dhe të ardhmen brenda Partisë Demokratike. “Topi ka bërë përpjekje për të ulur në një tryezë të përbashkët eksponentët socialistë dhe demokratë të politikës shqiptare, por është ankuar për mungesën e një opozite efektive në vend, duke e përshkruar Partinë Socialiste si thuajse të padukshme në këtë rol”, - thuhet në kabllogram. Presidenti shqiptar ndryshon në pozicionin e tij nga ai i Presidentit në shumë republika parlamentare. I zgjedhur nga parlamenti, presidenti edhe pse më i dobët se kryeministri, ka të drejtë sipas kushtetutës të zgjedhë prokurorin e përgjithshëm si dhe gjykatësit e Gjykatës së Lartë. Presidenti mundet edhe të vendosë veto ndaj legjislacionit, edhe pse parlamentit i duhet një shumicë e thjeshtë për ta tejkaluar veton.
I ekspozuar politikisht
Topi i tha Cristinës gjithashtu se debate i fundit për ligjin e dosjeve e kishte lënë atë tepër të ekspozuar politikisht. Topi shprehu frikën se kundërshtimi tij ndaj ligjit të dosjeve do ti kushtojë atij mbështetjet e bazës së politikës, njerëzve të persekutuar nga regjimi komunist. Ai tha se nëse vendos veten ndaj tij, PD do të niste një sulm kundër tij personalisht dhe do ta përshkruante atë si një njeri që mbron komunistët. Topi gjithashtu tha se nuk mund të mbante shpresat edhe te mbështetja e liderit të opozitës, Edi Rama pasi ai e përshkruan atë si të frikësuar dhe të dobët dhe me Berishën do të cenonte pushtetin e presidencën. Presidenti tha se të dy, Rama e Berisha, e përdorën mundësinë për të reduktuar pushtetin e presidentit.
Ankesat e Topit
Presidenti tha gjithashtu se vullneti i tij për të mbrojtur institucionet e pavarura e ka vendosur atë përballë konfliktit me kryeministrin Berisha. Topi tha se donte të mbronte Prokuroren e Përgjithshme ndaj sulmet e politikës dhe të medias, por bëri të ditur se ndryshimet kushtetuese të miratuara në vitin 2008 e reduktuan tej mase aftësinë e tij për ta bërë këtë. Komentet he Christinës theksojnë se ndërsa Berisha ishte anëtar i elitës komuniste, Topi nuk ishte anëtar partie dhe familja e tij është persekutuar nga komunistët. “Ai po e gjen veten në një pozitë absurde, ku nëse vendos veton ndaj ligj, do të përshkruhet si mbrojtës i komunistëve. Izolimi i tij ka lidhje edhe me ambicien e tij, Topi e konsideron veten si pasues të Berishës në PD dhe ndaj nuk do ta kundërshtojë shumë atë. Mënyra se si do të veprojë me ligjin e dosjeve do të tregojë shumë për balancën e tij”, - thekson Cristina.
(GSH/BalkanWeb) Lidhje te tjera Olldashi: Akuzat tek Wikileaks, qesharake Nano, akuza Rajerson e Hill për komplot me Berishën Mediat ndërkombëtare dënojnë WikiLeaks-in KLIKONI KETU PER TE LEXUAR TE GJITHA SHKRIMET E WIKILEAKS

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›