Kopshti i Monet në New York
_624976.jpg)
Përveç kopshtit të punuar në bazë të atij në vendlindjen e Monet, në Giverny, të cilin artisti e pikturonte shpesh, janë ekspozuar edhe dy pikturat e tij “Kopshti i Artistit në Giverny” dhe “Zambakët”, të cilat janë huazuar një koleksion privat i Yale University.
Gjatë ekspozitës, që do të zgjas deri në tetor, planifikohet që lutet të zëvendësohet në varësi nga sezoni, në mënyrë që a më realisht të prezantohet kopshti që dikur mirëmbahej nga vetë artisti.
Vizitorët do të mund të kënaqen me aromën e trëndafilave, zambakëve, jargavanëve e barbarozave, dhe të shëtisin pranë mini-liqenit mbi të cilin ngrihet një urë e harktë.
“Meqë e dimë se ai lulet i mbillte , ekspozita do të jetë e saktë historikisht. Shpresojmë t;i inkurajojmë njerëzit që të mësojnë më shumë për Monet”, deklaroi për agjencinë AP kuratori i ekspozitës, Paul Hayes Tucker.
Ndryshe, Monet pikturoi të paktën 250 piktura që për inspirim kishin kopshtin e tij në Giverny.
“Të qenit piktor mbase ja kam borxh luleve”, kishte thënë piktori Monet.