E Shtunë, 31 Tetor 2026

Festivali n’Park

Nga Peja nuk vijnë gjithnjë vetëm lajme të këqija. Më 7 qershor (sot), me fillim nga ora 20, në Mullirin e Haxhi Zekës fillon Festivali Into the Park (N’Park).

Është ky edicioni i parë i festivalit që qëllim kryesor ka promovimin e kulturës ambientale, por edhe trashëgiminë, muzikën dhe turizmin në rajonin e Pejës. Sipas organizatorëve, në festival do të marrin pjesë muzicientë, grupe dhe DJ nga Kosova dhe nga jashtë, si Genc Salihu, Blla Blla Blla, Ilir Bajri & Friends, Pink Metal, Crem de la crem, The Glasses, Offchestra, Dj Christian Fisher, Lir, Nani Killa, Milot dhe Wiggi. Gjithashtu, do të ketë edhe perfomansa të artistëve vizualë, si Vj Vader – Virtual dhe Petrit Gora – Ndriçim.

Festivali, që zgjat deri më 9 qershor, organizohet nga kompania Info Group dhe realizohet nga organizata joqeveritare Music Man.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›