E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2012 big-et nuk gabojne

Pervec Frances qe humbi 0-1 me Bjellorusine dhe Portugalise qe barazoi 4-4 me Qipron te gjitha kombetaret e medha te Europes e nisen pa surpriza aventuren e tyre drejt Euro 2012.

Keshtu Gjermania ndonese me veshtiresi fitoi ne transferte me Belgjiken me rezultatin 1 me 0. Goli u shenua nga Klose ne minuten e 51-te te takimit. Po me diferencen e nje goli por me rezultatin 1-2 fitoi edhe Italia e Prandelit ndaj Estonise. Axurret megjithese e mbyllen pjesen e pare ne disavantazh pas golit te Zernjov ne minuten e 31 permbysin gjithcka me Kasanon ne minuten e 60-te dhe Bonucin ne te 63-ten.

Nderkohe Anglia e Fabio Kapelos pas zhgenjimit ne Boterori rikthehet me fitoren e thelle 4-0 ndaj Bullgarise ndersa holandezet shkaterruan 0-5 modestet e San Marinos.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›