E Diel, 1 Nëntor 2026

Euro 2012, finalja do të luhet në Kiev

Kampionati Evropian Poloni & Ukrainë 2012 tashmë po hyn në fazën e së vërtetës, edhe pse deri tani ka qenë në pikëpyetje zhvillimi i tij në këto dy vende. Ndeshja inauguruese e Euro 2012 do të zhvillohet në Varshavë të Polonisë, ndërsa finalja në Kiev. Lajmin e dha Kryeministri ukrainas, Hryhoriy Nemyria, në vizitën e tij në Bruksel gjatë një debati. Kryeministri konfirmoi se, pavarësisht vonesave dhe vështirësive ekonomike të dy vendeve, turneu do të zhvillohet.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›