Euro 2012 jeta ne Ukraine
Për të parë pak Ukrainë përtej shkëlqimit të Euro 2012-ës duhet të dalësh jashtë stadiumeve, shesheve të tifozëve dhe qendrave të qyteteve organizatore të turneut. Një qytet i thjeshtë si Çervonogradi është padyshim një pasqyrë e qartë e Ukrainës së vërtetë.
Çervenogradi nuk është një shkëlqim, edhe pse vendasit e quajnë edhe Krasnograd, pra qyteti i bukur. Gjithsesi, që nga grevat e minatorëve në vitin 1991, shumë gjëra kanë ndryshuar. Këtë e thotë ish-kreu i grevës së asaj kohe, Serhij Besaga. “Sot, padyshim nuk mund të bëhet krahasim me dikur, jetohet më mirë, por mendoj se në 20 vjet ne mund të kishin ecur më përpara”, - thotë ai.
Njerëzit jetojnë si kudo në botë, ndonëse Çervenogradi nuk është Lvivi elegant, ndërsa shumë miniera janë braktisur e mbyllur. Një tjetër ish-minator është Mikola Berezovski, në shtëpinë e të cilit ndihet Europiani pasi aty ndodhet edhe një lodër si top futbolli.
“Natyrisht, Euro 2012 ishte i shtrenjtë, por gjërat u bënë siç duhet dhe gjithçka që u ndërtua do të mbetet, - thotë ai, - Shumëçka u vodh, vazhdohet të vidhet dhe do të vazhdojë po kështu. Janë mësuar, por të paktën çfarë është ndërtuar do të mbetet në Ukrainë”.
Ja ku flet si shitëse e quajtur Galina Demçuk e cila gëzohet që bota do të mësojë më shumë për Ukrainën për shkak të kampionatit. Një tjetër qytetar, Vitali Tkaçenko, mendon se Çervenogradi nuk është ndikuar nga Europiani, ndoshta ndikimi është ndjerë tek qytetet organizatore, megjithatë ai thotë se popullariteti i vendit do të rritet.
Më tronditës është i intervistuari i fundit, Viktor Ivanusa. “Njerëzit këdu shpesh vdesin sepse nuk kanë medikamentet bazë, - thotë ai, - aktualisht jemi të lumtur për Euro 2012, por do të paguajmë për të në të ardhmen, ndoshta edhe fëmijët tanë do të paguajnë”.
Nëse kjo është e vërtetë, atëherë për çfarë ka shërbyer ky kampionat europian.