Kristiano Ronaldo rekord te Portugalia

Kristiano Ronaldo ka hyrë në histori si futbollisti i parë portugez që ka arritur të shënojë në pesë aktivitete madhore. Rekordi i jashtëzakonshëm, i atij që për momentin është lojtari më i shtrenjtë në botë përsa i takon transferimeve u vendos pas dy golave të shënuar në fitoren 2-1 me Holandën, e që i dhuruan Portugalisë kualifikimin në çerekfinalet e Euro 2012.
27-vjeçari e ka realizuar rrjetën e parë në një turne madhor në vitin 2004, kur lojtari që në atë periudhë sapo kishte mbyllur sezonin e parë te Mançester Junajtid, u aktivizua si zëvendësues në humbjen 2-1 të luzitanëve përballë Greqisë në Euro 2004.
Kristiano Ronaldo shënoi edhe dy vjet më pas, në Kupën e Botës 2006 në Gjermani, ku gjeti rrugën e rrjetës në ndeshjen e vlefshme për fazën e grupeve përballë Iranit.
Sulmuesi, që në sezonin e fundit ishte në formë të shkëlqyer, duke realizuar 60 gola në 55 ndeshje me Realin e Madridit, kishte shënuar edhe në Euro 2008 dhe në Botërorin 2010 në Afrikën e Jugut.
Për të gjetur rrjetën edhe në Euro 2012, atij iu desh të priste deri në ndeshjen e fundit të Grupit B, megjithatë falë dygolëshit të Kristiano Ronaldos, Portugalia arriti të kualifikohej në të ashtuquajturin “grupi i ferrit”.
Statistika e Kristiano Ronaldos është e rëndësishme, edhe prej faktit se me shënimin e golave në pesë aktivitete madhorë me fanellën e Portugalisë, ai ka lënë mbrapa një legjendë të këtij vendi, si Eusebio.