E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro 2012, kombëtarja e nis me transfertë përballë Rumanisë

TIRANE- Kombëtarja shqiptare do ta nisë me një ndeshje në Rumani edicionin eliminator të Europianit 2012. Në Luksemburg është përcaktuar kalendari i ndeshjeve për grupin D, ku bëjnë pjesë Franca, Rumania, Bosnjë-Hercegovina, Bjellorusia, Shqipëria dhe Luksemburgu. Palëve u kanë mjaftuar 3 orë për të rënë dakord për datat e ndeshjeve, gjë që zakonisht nuk është shumë e lehtë. Rumania ka kërkuar që të ndeshet me Shqipërinë në muajin shtator dhe kjo dëshirë mesa duket është plotësuar. Kuzhe ndërkohë preferonte Bosnjën ose Francën, por mesa duket të tjerët nuk kanë qenë dakord me këtë. Kështu, më 4 shtator, kombëtarja shqiptare do të udhëtojë drejt Bukureshtit, aty ku Rumania na ka mundur 6-1 në përballjen e fundit për eliminatoret e Euro 2008. Ndërkohë, ndeshja e dytë do të jetë ndaj Luksemburgut më 8 shtator, një kundërshtar që kombëtarja e drejtuar nga Oto Bariç e ka mundur 2-0 në Tiranë dhe 3-0 në Luksemburg. Më 9 tetor, në “Qemal Stafa” do të vijë Bosnja, ndërsa më 13 tetor do të luhet Bjellorusi-Shqipëri në Minsk. Përballjet me Francën, tifozët shqiptarë do të kenë mundësi t’i shijojnë vetëm në vitin 2011, më 3 shtator në Tiranë dhe më 8 tetor në Paris. Edicioni do të mbyllet me sfidën e 12 tetorit 2011, Shqipëri-Rumani.
KALENDARI
4 Shtator 2010
Rumani-Shqipëri
8 Shtator 2010
Shqipëri-Luksemburg
9 Tetor 2010
Shqipëri-Bosnjë
13 Tetor 2010
Bjellorusi-Shqipëri
26 Mars 2011
Shqipëri-Bjellorusi
8 Qershor 2011
Bosnjë-Shqipëri
3 Shtator 2011
Shqipëri-Francë
7 Shtator 2011
Luksemburg-Shqipëri
8 Tetor 2011
Francë-Shqipëri
12 Tetor 2011
Rumani-Shqipëri
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›