E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pajisje demontimi në Polican, Withers: Të evitojmë ngjarje si Gërdeci

TIRANE- Për të shmangur tragjedi të tilla sic ishte ajo e Gërdecit, Ambasadori i SHBA-ve , Withers në Polican ka inaguruar një makineri të quajtur TRAZ për demontimin e municioneve. Kjo makineri me teknologji të lartë e dhënë me qera nga qeveria amerikane nëpërmjet zyrës së DASH, arrin të demontojë 5 ton municione në ditë. Duke kujtuar dhe njëherë tragjedinë e Gërdecit, Withers në deklaratën e tij është shprehur se kjo makineri i vjen në ndihmë qeverisë shqiptare për të shmangur të tilla ngjarje me pasoja të rënda.

“Të gjithë duhet të kujtojmë ditën e tmerrshme të tragjedisë së Gërdecit të 15 marsit 2008 , kur ne pamë me sytë tanë shpërthimin dhe të gjithë pasojat që ndodhën. Ishte e tmerrshme dhe shkatërruese . Ajo ngjarje na tregoi se sa shkatërruese është për jetën e njeriut ai shpërthim që ndodhi dhe të gjithë këto armë të pashpërthyera. Faktet flasin vetë pasi në Polican po shkatërrohen fishekë me një shpejtësi të madhe dhe ne si qeveri jemi krenarë që mund tju ofrojmë ekspertizën dhe burimet tona për tju ndihmuar në këtë proces” theksoi Withers.

I pranishëm në këtë inagurim ishte edhe zv.ministri i Mbrojtjes, Spahia drejtues të pushtetit vendor, drejtues të uzinës në Polican si dhe specialistë që monitoruan dhe vënien në funksion të kësaj makinerie që prej ditës së sotme e në vijim.
Të pranishmit kanë marrë pjesë edhe në bërjn e një prove gjatë vënies në përdorim të makinerisë TRAZ në Polican. 
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›