Euro 2012, ose largim

Selektori i Francës, Laurent Blanc do të largohet nga posti nëse ekipi nuk arrin të kualifikohet për në Kampionatin evropian 2012. Blanc, i cili zëvendësoi të shumëkritikuarin Raymond Domenech pas aventurës katastrofale të Francës në Kampionatin botëror 2010, ka paralajmëruar se do të tërhiqet, edhe pse ka nënshkruar kontratë dyvjeçare.
“Euro 2012 ose do të largohem” tha Blanc gjatë një interviste me të përditshmen sportive franceze, L’Equipe.
“Do të vlerësohem nga rezultatet. Nuk më takon të vazhdoj nëse kam dështuar” shtoi ai.
Kontrata e Blancut e dërgon atë deri pas ndeshjes së fundit kualifikuese që Franca e zhvillon kundër Bosnjës dhe Hercegovinës në tetor 2011 dhe ndonjë përballje të barazhit një muaj më vonë. Por, Blanc është i vendosur se ai nuk do të jetë si paraardhësi i tij.
Kur Franca dështoi të kalojë fazën e grupeve në Euro 2008, Domenech u rezistoi thirrjeve për dorëheqje e më pas fitoi votimin e Federatës së Futbollit të Francës që nënkuptoi se do të mbetet edhe për dy vite të tjera.
Blanc ka trashëguar një ekip të çrregulluar pasi i gjithë ekipi hyri në bojkot gjatë seancës së fundit stërvitore në Kampionatin botëror. Këta futbollistë janë suspenduar për ndeshjen e parë në drejtimin e Blancut në miqësoren kundër Norvegjisë, muajin e ardhshëm.
Blanc mendon se dënimi është i mjaftueshëm dhe kërkon të japë fund kësaj çështjeje, edhe pse një panel prej tre anëtarësh është duke ekzaminuar shkaqet që rezultuan me ngjarjet dramatike në Afrikën e Jugut dhe mund të ketë sanksione të tjera. Franca u eliminua nga Kampionati botëror pa fituar asnjë ndeshje dhe Federata synon të bisedojë me Domenechun dhe stafin e tij rreth fiaskos.
“Gjëja themelore është të hapim një kapitull të ri. Dyshoj nëse komisioni do të gjejë zbulime të reja. Ajo çfarë nuk dua të ndodhë, është që kjo çështje të zvarritet edhe gjatë gushtit”, vazhdoi Blanc.
Franca e zhvillon ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2012 kundër Bjellorusisë më 3 shtator, në Stade de France. Franck Ribery iu bashkua bojkotit në Botëror, në protestë ndaj vendimit të Federatës për përjashtimin e sulmuesit Nicolas Anelka në shtëpi, pasi ky i fundit e kishte kritikuar Domenechun në zhveshtore.
Para kamerave televizive dhe tifozëve në fushën e tyre stërvitore në Afrikën e Jugut, futbollistët e Francës refuzuan të stërviten. “Ata më dëshpëruan të gjithë. Isha aty, i ulur para ekranit duke i thënë vetes: ‘Kjo nuk është e mundur”.