Euro 2012 testet e sigurise
Skenari parashikonte rrëmbimin e një treni me tifozë nga persona të armatosur. Instruktorë gjermanë dhe spanjollë kanë stërvitur forcat e rendit në Poloni që të përballen me sukses në raste të tilla terrorizmi, situata që të gjithë shpresojnë të mos ndodhin kurrë në evenimentet e rëndësishme sportive.
Edhe pse situata e pengmarrjes duket ekstreme, drejtuesit e forcave të rendit në Poloni janë shprehur se preferojnë të jenë të gatshëm për gjithçka, për të garantuar në mënyrën më të mirë sigurinë në Kampionatin Europian.
Trajnerët, të cilët vëzhguar me kujdes të gjithë operacionin stërvitor u shprehën me superlativa për përgatitjen e policisë polake në rast se regjistrohen skenare të tillë.
Në stërvitjen antiterrorizëm morrën pjesë 250 oficerë nga forca të ndryshme, duke përfshirë këtu edhe policinë e rojen kufitare. Kjo ishte pjesë e një programi stërvitor, për të cilin Polonia po përgatit forcat e saj të sigurisë për Euro 2012, të cilin do ta organizojë së bashku me Ukrainën.