Majemi Merrej-Gjokovic ne finale

Kjo për faktin se kundërshtari i tij, Rafael nadal u detyrua të tërhiqej nga gjysmëfinalet, për shkak të dëmtimit në gju. Numri 2 i botës ka pasur edhe më parë gjatë turneut probleme në gju, i cili i është shfaqur që prej masterit në “Indian Uells”, ndërsa në duelin e 1/8-ave me Kei Nishikorit kërkoi ndihmën e mjekëve në fushë.
Në anën tjetër, fitorja e Gjokoviç ishte lehtësisht e parashikueshme. Në setin e parë, atij i mjaftuan 27 minuta që të thyente rezistencën e kundërshtarit, që bëri mjaft gabime, ndërsa në setin e dytë situate u komplikua disi, megjithatë në fund numri 1 i botës arriti të triumfonte.
Përsa i takon sfidës në finale, Gjokoviç ka pesë fitore në ndeshjet me Mërrejin, ndërsa skocezi ka fituar në pesë raste. Mërrej ka fituar përballjen më të fundit në gjysmëfinalet e Dubait, ndërsa më parë ai ishte detyruar të tërhiqej përballë britanikut edhe në turneun e Sinsinatit.
Gjokoviç dhe Mërrej janë ndeshur edhe në vitin 2009 në finalen e “Masterit” në Majemi, me këtë të fundit që doli fitues në dy sete. Për këtë arsye, tenisti serb e ka të qartë se në të nxehtin e Floridas e pret një duel mjaft i vështirë.