Vodhi me ane te mashtrimit, kerkon 5 vjet per turkun
Prokuroria e Tiranes ka kerkuar dje shpalljen fajtor dhe denimin me 5 vjet burg, per turkun e akuzuar per mashtrim. Husnu Kelmel Vatanserver, akuzohet nga prokuroria se ka vjedhur me ane te mashtrimit shumen prej 1.5 milione euro tek firma "Gintash Alb Konstruksion" sh.p.k. Sipas akuzes, turku ka vjedhur shumen nepermjet falsifikimit te disa dokumenteve dhe mashtrimit qe u ka bere administratoreve te kompanise turke, me pronar bashkekombasin e tij, Necip Naxhi Dogru. I pandehuri u vu ne pranga me 1 korrik te vitit te kaluar, pas nje denoncimi nga kompania "Gintash Alb Konstruksion" sh.p.k, per zhdukjen e nje shume te konsiderueshme eurosh. Pas marrjes ne pyetje te administratoreve te kompanise turke, dyshohet jane hedhur mbi ish-punonjesin Husnu Vatansever.