Meyer flet për “penalltinë” e BogdanitGjyqtari gjerman i FIFA-s, Florian Mejer, “xhaketa e zezë” që drejtoi ndeshjen ndërkombëtare Shqipëri-Portugalia (1-2) për kualifikueset e Kampionatit Botëror, pranoi gjatë një interviste faulli i portugezi

Sami Baçaj- Gjyqtari gjerman i FIFA-s, Florian Mejer, “xhaketa e zezë” që drejtoi ndeshjen ndërkombëtare Shqipëri-Portugalia (1-2) për kualifikueset e Kampionatit Botëror, pranoi gjatë një interviste faulli i portugezit Rikardo Karvajo ndaj Erjon Bogdanit, nuk meritonte të ishte penallti, ndërsa pohoi se kishte mbetur i kënaqur nga atmosfera që mbizotëroi në “Qemal Stafa”. Pas ndeshjes Borussia Dortmund U 19- SC Freiburg U 19 3:2, e vlefshme për gjysmëfinalen e Play Offit për gjysmëfinalen e Bundesliga për U 19, Florian Meyer, dha këtë intervistë të shkurtër. (Ne foto: Sami Baçaj dhe Florian Meyer)
Sami Baçaj: Z. Meyer, përpara kësaj ndeshje gjykuat takimin Shqipëri-Portugali. A ishte një penallti për Shqipërinë në pjesën e dytë?
Florian Meyer: Në të dy anët ka pasur çaste të dyshimta.
S.B: A keni riparë ndeshjen më pas në TV, a mendoni se mund te kishit akorduar penallti?
Meyer: Nuk ka qenë penallti...
S.B: Në Shqipëri mbretëron mendimi se në ndeshjet me ekipet e forta, gjithmonë rastet e dyshimta jepen kundër Shqiperise?
Meyer: Jo, ne asnjë mënyrë!
S.B: Si iu duk atmosfera në stadium?
Meyer: Ishte një atmosferë shumë e mirë dhe besoj se nëse do të më caktonin sërish në Shqipëri, do të vija me gjithë qejf!
S.B: Në katërshen tuaj ishte edhe një gjyqtar që ka qenë më parë, në Shqipëri?
Meyer: Po, Babak Rafati ka gjykuar një finale të Kupës së Shqipërise (Tirana-Vllaznia). Më foli mirë për Shqipërinë.
E Premte, 19 Qershor 2009