E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zapatero: Nuk do njohim Kosovën

Kryeministri i Spanjës, Hose Luis Rodrigez Zapatero, ritheksoi qëndrimin e vendit të tij për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. "Nuk është korrekte të njihet Kosova, pasi kjo është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare", ka thënë të mërkurën mbrëma në New York, kryeministri spanjoll, duke iu përgjigjur interesimit të mediave nëse Madridi zyrtar do të ndryshojë qëndrimin në lidhje me njohjen e Kosovës. Ai ka thënë se Spanja nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj edhe kur të jetë kryesuese e radhës e Presidencës së Bashkimit Europian, nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Duke shpjeguar qëndrimin kundër njohjes së Kosovës, Zapatero ka thënë se Spanja ka politika strikte përsa i përket krijimit të shteteve të reja dhe njohjen e tyre. Spanja është njëra nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e ka njohur Kosovën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›