PS: KQZ "xhelat", s'njohim zgjedhjet
"Partia Socialiste nuk mund te njohe nje pale zgjedhje ku "arbitri" kthehet ne "xhelat". Kjo eshte deklarata e bere dje nga nensekretari per ceshtjet ligjore ne seline roze, Damian Gjiknuri, mbi shqetesimin e shprehur ndaj vendimeve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. "Komisioni Qendror i Zgjedhjeve te rishikoje sjelljen e saj institucionale e te udhehiqet vetem nga ligji, perndryshe do te behet bashkepunetore ne krimin qe po pergatitet ndaj zgjedhjeve te lira", drejtoi thirrjen institucionit te organizimit te zgjedhjeve, Damian Gjiknuri. Sipas tij, Partia Socialiste eshte thellesisht e shqetesuar per vendimmarrjen e KQZ, nje vendimmarrje thellesisht e politizuar dhe e orientuar politikisht, ne funksion te interesave politike te qeverise Berisha. Zyrtari lart socialist, duke prekur ceshtjen me te nxehte politike te diteve te fundit, mbi listat e kandidateve, vleresoi se Kryeministri Berisha me farsen e tij mediatike dhe me ndihmen e seksionit militant ne KQZ, po mundohet te fshehe shkeljet e renda ligjore ne lidhje me kriteret e listes se kandidateve per deputet. "Lista e PD e dorezuar ne KQZ eshte thjeshte liste emrash e pa shoqeruar me asnje dokumentacion sic e kerkon ligji", theksoi zyrtari i larte i PS. Sipas tij, treguesi me i mire farses se kesaj liste eshte fakti qe Berisha, Topalli dhe Patozi vetem dy dite me pare kane dorezuar deklaraten e kandidimit, nderkohe qe pjesa me e madhe listes akoma nuk ka dokumentet perkatese. Gjiknuri shprehu shqetesimin se KQZ po zhvillohet nje farse procedurale e ligjore ku kandidatet e PD po deklarojne moskandidimin e tyre, dhe ku administrata e KQZ po behet pale ne ndryshime antiligjore ne keto lista. "Ironia me e madhe qendron ne faktin qe organi i vetem qe garanton keto standarde, po behet pjese e injorimit te tyre duke u frymezuar thjesht nga zelli politik dhe kalkulimet tinzare elektorale te PD", kritikoi KQZ-ne, zyrtari socialist. Gjithashtu ai theksoi se nje liste kandidatesh qe nuk permbush kriteret ligjore, eshte nje liste e pavlefshme dhe Partia Socialiste do ta kundershtoje kete me te gjitha menyrat e ligjshme. Partia me e madhe ne opozite sqaron se po e ndjek me shume vemendje dhe shqetesim kete situate. "Kjo per faktin e thjeshte se organi i vetem i ngarkuar nga ligji per administrimin e zgjedhjeve po sillet si nje organ i mirefillte politik duke vene ne pikepyetje mbarevajtjen e zgjedhjeve te lira e te ndershme", theksoi nensekretari per Ceshtjet Ligjore ne PS. Si rrjedhim, Damian Gjiknuri, ne emer te partise se tij, i kerkoi te gjitha institucioneve monitoruese nderkombetare t'i kushtojne vemendje ketij organi dhe vendimmarrjes se tij, si dhe te ushtrojne presionin e tyre pozitiv qe te respektohet ligji.