E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro dhe çmimet e aksioneve pësojnë rënie

Monedha europian, euro, foto arkiv

Vlera e euros dhe çmimet e aksioneve në botë kanë rënë pas frikës së krizës globale ekonomike, që lidhet me krizën greke të borxhit dhe problemet në bankat spanjolle.

Aksionet në tregjet aziatike dhe evropiane, të premten dukej se do të shkonin drejt rënies më të madhe javore që nga nëntori i vitit të kaluar.

Rënia erdhi pasi 16 banka spanjolle u zhvlerësuan nga agjencia e vlerësimit Moody, si dhe në lidhje me shqetësimet, se Greqia do të mund ta braktisë eurozonën.

Dollari amerikan ndërkohë ka shënuar rritje në raport me euron, derisa çmimi i arit dhe naftës të premten shkoi në rënie. /Europa e Lirë/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›