Arrestohet për falsifikim shtetasi grek

Arrestim / Foto arkiv
Një 37-vjeçar grek është arrestuar nga policia kufitare e Durrësit për falsifikim dokumentesh.
Georgios Kamperis, 37 vjeç, lindur dhe banues në Greqi, me kombësi e shtetësi greke është kapur në flagrancë dy ditë më parë nga shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës, duke tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme, me një kartë identiteti greke me gjeneralitete të tijat, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Policia ka deklaruar se ky shtetas ka hyrë në territorin shqiptar nëpërmjet Portit të Durrësit me datë 13 maj 2012 (figuron në listat e pasagjerëve) dhe i është shmangur regjistrimit në bazën e të dhënave të policisë, duke konsumuar kështu veprën penale të kalimit të paligjshëm të kufirit.
Lidhur me këtë arrestim, policia ka bërë me dije se u kryen veprimet proceduriale lidhur me sa më sipër dhe materialet për veprat penale të falsifikimit të dokumentave dhe kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror iu kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Durrës. / Mark Brunga