E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta në konferencën e CGDC: Të stimulojmë punësimin

Realiteti i ri ekonomik kërkon një stimulim të politikave të punësimit dhe vëmendje ndaj shtresës së mesme. Kështu është shprehur kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, gjatë fjalës së tij lidhur me demokracinë dhe fuqinë ekonomike në botë.
 

Komentet, zoti. Meta ,i bëri gjatë pjesmarrjes së tij në në konferencën e Qendrës për Dialog Global dhe Bashkëpunim (CGDC) në Vjenë, në cilësinë e të ftuarit të nderit në panel.
 

Kreu i LSI ka theksuar se Shqipëria është një shembull, se si demokracia sjell zhvillim ekonomik, ndërsa ka tërhequr vëmendjen se të zgjedhurit duhet të kenë përgjegjshmëri ndaj zgjedhësve të tyre. Më tej ai ka siguruar të pranishmit në konferencë se sfidë e vendit tonë mbetet sigurimi i vazhdimësisë së rritjes ekonomike.
 

Në konferecën e CGDC merrnin pjesë personalitete nga politika, media dhe biznesi.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›