E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milo Korrektim kombetar ose prishim aleancen me PS-ne

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo shpreh zhgënjimin mbi mungesën e shqyrtimit të kërkesës për korrektim kombëtar të sistemit zgjedhor, nga ana e komisionit parlamentar të reformës zgjedhore. Zhgënjim, i cili bëhet më i madh, kur kërkesa për ta shtyrë ka mbërritur pak ditë më parë nga kryesociaisti Edi Rama.

Zoti Milo shton se ende nuk kanë humbur shpresat për korrektimin e sistemit. Por, ai thekson se nëse një gjë e tillë nuk do të ndodhë, atëherë është e pashmangshme edhe prishja e aleancës me Partinë Socialiste.

Drejtuesi i Demokracisë Sociale, thotë se dy partitë e mëdha po punojnë në bazë të një konsensusi të heshtur. Sipas tij, komisioni i reformës zgjedhore, nuk ka shqyrtuar elementet bazë të rishikimit të ligjit zgjedhor, siç është numërimi elektronik, indetifikimi i zgjedhësve, rikompozimi i KQZ-së, procesi i ankimimit dhe korrektimi kombëtar. Në këtë këndvështrim, ai thotë se nuk është bërë gjë tjetër vetëm kozmetika e ligjit në fuqi. Për pasojë komisioni ka dështuar në objektivin e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›