E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perëndimi e Irani rinisin negociatat

Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, ka deklaruar se Iranit tashmë i ka shpalosur një ofertë të Perëndimit për të rinisur negociatat rreth programit të tij bërthamor.

Ministri Dautogllu ka shprehur shpresën se bisedimet, të cilat janë bllokuar para një viti, të fillojnë sërish.

Ndërkohë ministri i Jashtëm i Iranit, Ali Akbar Salehi, ka konfirmuar se Irani është i gatshëm që t’iu kthehet bisedimeve me anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB’së dhe me Gjermaninë, sapo palët të pajtohen për vendin dhe kohën e mbajtjes së tyre.

Teherani ka kohë që pohon se programi i tij bërthamor është paqësor, dhe se vendi ka të drejtën sovrane për teknologjinë bërthamore. Perëndimi, nga ana tjetër, dyshon se Irani është në kërkim të armatimit bërthamor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›