E Diel, 1 Nëntor 2026

Euro fiton terren, forcohet kundrejt lekut shqiptar

Monedha europiane forcohet kundrejt lekut shqiptar. Në krahasim me një javë më parë monedha europiane kanë fituar pikë kundrejt monedhës kombëtare. Kështu një euro shkëmbehet me rreth 140 lekë nga 139 që shkëmbehej një javë më parë. Përfundimi i sezonit turistik dhe largimi i të huajve nga Shqipëria këto javë ka dhënë efektet e para në rivlerësimin e euros. Një tjetër shkak që ka dhënë efekte në vlerësimin e euros ka qenë edhe forcimi i monedhës europiane në bursat ndërkombëtare sidomos ndaj dollarit amerikan. Në Shqipëri euro ka qendruar në kuota mjaft të larta edhe gjatë verës pasi sipas specialistëve të ardhurat prej emigrantëve dhe ulja e shpenzimeve prej të huajve që kanë hyrë në vendin tonë kanë dhënë efekte negative. Gjithsesi vlerësimi i monedhës europiane këtë periudhë pritet që të ndjehet më shumë prej qytetarëve pasi do japë efekte të menjëhershme në rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore. Duke përmendur faktin se prodhimi vendas në këtë periudhë vjen duke u pakësuar shumë mallara që tregtohen ne vendin tone që vijnë nga importi do të blehen prej shqiptarëve me cmim më të lartë. Natyrisht ata që do të ndjejnë edhe më shumë rritjen e vlerës së euros do të jenë edhe ata perosna të cilët kanë marrë kredi në euro. Gjithsesi eksportuesit shqiptarë janë ata që do të përfitojnë prej rritjes së vlerës së euros ndaj lekut shqiptar. Duke marrë parasysh vitet e kaluara euro në sezonin e dimrit forcohet shumë dhe pritet që edhe për këtë vit të jetë e njëjta situatë madje duke përmendur edhe krizën ekonomike që ka përfshirë Europën shvlerësimi i lekut pritet të jetë edhe më i madh.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›