E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga 5 personave në Fier, kishin krijuar kompani fantazmë

Pesë persona janë arrestuar në qytetin e Fierit pasi akuzohen se kanë krijuar një kompani fantazmë për të justifikuar përfitimet prej 50 milionë lekë të reja. Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Besnik Murataj, Dylejman Qerimi, Ervis Sinanaj, Vangjel Profka dhe Sotiraq Sollaku pasi akuzohen për veprat penale të "Pastrimit të produkteve të veprës penale" "Mashtrimit", dhe "Fallsifikimit të dokumentave".
Sipas policisë 5 të arrestuarit në muajin prill të vitit 2010, kanë konstituar një shoqëri tregtare "Guaskë", inekzistente, të cilën e kanë rregjistruar në Qëndrën Kombëtare të Regjistrimit, me emrin e shoqërisë "Mobil Albania, me objekt veprimtarie private në fushën e tregtisë me shumicë e pakicë, import eksporte të prodhimit të mobiljeve, mallrave të ndryshëm industrialë, mobilje zyrash, prodhim dhe tregtim materialesh ndërtimi.
Sipas policisë kjo shoqëri e krujuar rezulton të ketë kryer blerje të naftës bruto nga muaji Maj - Gusht të vitit 2010 duke shmangur të gjitha detyrimet tatimore, të detyrueshme për tu paguar.
Ndërkohë hetimet në lidhje me këtë procedim janë në vazhdim, për persona të tjerë si të implikuar në lidhje me këtë ngjarje.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›