Eurozona pa plan B, përfundon takimi i Ministrave të Financave

Ministrat e Financave të Bashkimit Europian përfunduan një takim dy-ditor duke arritur pak përparim në zgjidhjen e krizës në rritje të borxhit në Evropë. Ministrat përfunduan të shtunën sesionin në Vrosllav të Polonisë pa rënë dakort për një taksë mbi tranzaksionet financiare që mund të grumbullojë të ardhura për Bashkimin Europian. Takimi përfundoi më herët se ç`ishte planifikuar ndërsa mijëra demonstrues u mblodhën në Vrosllav për të protestuar masat shtrënguese ekonomike, përfshirë edhe një pakësi të përfitimeve publike, më pak shërbime dhe ndoshta rritje të taksave. Shumë vende europiane kanë marrë masa shtrënguese ekonomike ndërsa përpiqen të zgjidhin krizën financiare që po përhapet në 17 vende që përdorin euron. Zyrtarët vonuan gjithashtu një vendim për t`i dhënë Greqisë 11 miliardë dollarë më shumë në hua emergjente, derisa Greqia të tregojë se po përmbush kushtet. Në ditën e dytë të takimit, Ministrat e financave diskutuan më së shumti lidhur me taksën në transaksionet financiare, e cila mund të shtojë paratë për BE, ashtu sic duhet edhe të bëjnë bankat që të ndajnë barrën e tyre të shpëtimit me takspaguesit. Vjelja e kësaj takse mund të ndihmojë me të ardhura BE-në, por gjithashtu mund të bëjë që bankat të paguajnë shpenzimet masive të qeverisë për shpëtim gjatë krizës së viteve 2007-2009. Franca dhe Gjermania e mbështetën këtë, por Britania kundërshtoi, pasi Londra është qëndra më e madhe financiare. Të njëtën gjë bënë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa komisionieri për tregjet e brenshme, në BE ka ftuar edhe Kinën që të bashkëpunojë në këtë përpjekje të Europës dhe SHBA për të vendosjen e një tregu të qëndrueshëm