Kërkohen zgjedhje të parakohshme në Gjeorgji
Tbilisi - Opozita gjeorgjiane dhe shoqëria civile kanë firmosur një deklaratë të përbashkët ku kërkojnë zgjedhje të parakohshme në vend. Ish Ministrja e Jashtme gjerogjiane, tashmë kryetare e partisë “Rruga e Gjerogjisë”, Saloma Zurabishvili, përmes një deklarate për shtyp ka bërë të ditur kërkesën për zgjedhje të parakohshme si dhe i ka kërkuar presidentit Mikail Sakashvili të jap dorëheqjen. “Opozita dhe e gjithë shoqëria civile është mnbledhur nën një çati të vetme dhe kërkojnë dorëheqjen e presidentit si dhe zgjedhje të parakohshme. Sakashvili me politikat e tij po rëndon mbi drejtësinë dhe demokracinë në vend. Është detyrë e çdo qytetari gjerogjian që të bashkohet në nismën tonë ligjore për të rrëzuar qeverinë dhe Sakashvilin”, tha ajo.