Gjermani, rritje e ndjeshme e papunësie
Berlin - Kriza botërore ka shënuar një rritje papunësie të paparë ndonjëherë në Gjermani. Vetëm gjatë muajit të fundit, numri i papunësisë në Gjermani është rritur me 387 mijë të papunë. Sipas statistikave të publikuara Agjensia Federale e Punës, si pasojë e krizës në Gjermani vetëm gjatë muajit Janar 2009 në vend kanë mbetur të papunë edhe 387 mijë persona duke e rritur numrin total të tyre në 3.5 milion, vlerë kjo që do të thotë 8.3 për qind. Krahasuar me muajin janar të një viti më parë, numri i të papunëve rezulton të jetë rritur me 170 mijë.
Ekspertët e ekonomisë shprehen se shifrat janë përmbysur rëndë pavarësisht përpjekjeve të shumta të qeverisë për të mbrojtur ekonominë vendase kundrejt krizës globale. Një tjetër faktor që ka ndikuar në këtë fenomen është edhe stina e dimrit. Ekspertët të cilët kanë analizuar situatën, shprehen se rritja e papunësisë tashmë nuk do të jetë vetëm në dimër, por me ritmet me të cilat po vazhdohet do të ketë një ngritje të ndjeshme ehde në sezonin e ardhshëm.