E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në Rusi, Putin pranon protestat e “ligjshme”

Ai tha se do të kërkojë që në çdo qendër votimi të instalohen kamera, për zgjedhjet presidenciale të marsit, si parandalim i manipulimit.

Por, kryeministri nguli këmbë se rezultatet e zgjedhjeve të fundit kanë reflektuar balancën politike në vend.
Putin, i cili pak muaj më vonë do të kandidojë për President, foli gjatë një bashkëbisedimi të drejtpërdrejtë me kombin në televizion.

“Pashë të televizion që shumica e protestuesve ishin të rinj, persona aktivë që shprehnin pozicionin e tyre – jam vërtet i lumtur për këtë”, tha ai lidhur me protestat më të mëdha në Rusi që prej kohës së Bashkimit Sovjetik./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-12-15 09:40
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›