E Diel, 1 Nëntor 2026

Euro kap cmimin me te larte ne 7 muaj

Spekulimet ne treg nga liberalizimi i vizave apo ecuri normale Ekspertet Kush ndikon

Dukej si levizje normale ne ditet e para te muajit nentor aq sa nuk perbente shqetesim per askend nisur nga ecuria e dy viteve te meparshme por ne ditet e fundit monedha europiane ka rritur ndjeshem kuotat ndaj lekut. Nese ne tregjet e kambizmit mbicmimi i euros ndaj lekut duke kapercyer kufirin e 139.22 leke nisi te shfaqej ne datat 8-9 nentor te Banka e Shqiperise rritja u reflektua pas dates 11 nentor kurse nje dite me pas shenoi nivelin me te larte te shtate muajve te fundit 139.41 leke.

Vezhgimi

Pothuajse gjate gjithe vitit monedha jone eshte mbajtur fort ndaj presioneve te euros e cila kishte mposhtur me kohe rivalin direkt te saj dollarin ndersa ne vendet e rajonit dhe Europen Lindore kishte nisur mbizoterimi. Mesatarisht gjate gjithe vitit leku dhe euro kane pasur nje raport rreth 137 pike situate normale po te kihet parasysh fakti se monedha e unionit kishte dominuar me kohe valutat e tjera. Ne kete pike autoritetet monetare dhe fiskale nxiten te kujtonin se qendrueshmeria e lekut ndaj dy monedhave vecanerisht ndaj euros ishte fale politikave te ndjekura makroekonomike etj. Referuar statistikave te ketij viti dhe ecurise se deritanishme kujtojme se euro e ka pasur vleren me te ulet ndaj lekut 134.86 ne daten 21 korrik ne kulmin e mberritjes se emigranteve dhe turisteve te huaj kurse vlera me e larte eshte regjistruar ne javen e pare te muajit mars 139.74. Me nivelin ku eshte sot leku ka pesuar nje renie ndaj euros me te pakten 1.17 pike ose rreth 1 per qind krahasuar me nje muaj me pare ndersa me shtatorin ka nje renie akoma edhe me te madhe ku euro vleresohet me 3.32 leke me shume ose nje mbicmim me 2.3 per qind.

Ndikimi

Cfare po ndodh me monedhen tone Ne fakt kjo pyetje nuk do te ishte bere ne rast se nuk do te ishim gjendur perpara nje eksodi masiv te parashikuar ne fundin e muajit dhjetor dhe janar-shkurtit te vitit te kaluar. Nese shikojme ecurine e lekut te pakten ne tri vitet e fundit duket se nuk ka asgje per tu shqetesuar ne shtator 2009 euro u shit ne tregun tone per mbi 140 leke. Nese marrim te mireqene parashikimet e bera nga zyrtaret e Bashkimit Europian se pritet levizja ne tre muajt e para pas liberalizimit te vizave drejt vendeve Shengen e te pakten 250 mije shqiptareve dhe ne rast se secili shpenzon te pakten nga 500 euro fatura ekstra shkon ne rreth 125 milione euro. E gjithe kjo valute duhet te sigurohet nga tregu i brendshem i cili do te gjendet per here te pare ne nje presion te paparashikueshem. Jane 125 milione euro e ndoshta me shume pa harruar biletat e avionit qe blihen me euro. Por a ka tregu yne nje sasi valute qe perballon fluksin e kerkeses per euro. Natyrisht qe po por problemi qendron te frika e perhapjes se spekulimit i cili mund te rrise cmimin e euros me shume nga sa tregon realiteti.

Ekspertet

Zhvleresimi i lekut ne raport me euron shikohet sipas kendveshtrimeve te ndryshme nga ekspertet e fushes te cilet nga nje ane preferojne te japin konstatime ndersa te tjere te japin alarmin dhe te kerkojne marrjen e masave. Adrian Civici rektor i UET-se dhe anetar i Keshillit Mbikeqyres thote se mbicmimi i euros po ndikohet nga mungesa e ofertes ne treg dhe kursi i monedhes ne teresi me tregjet e huaja. Jane dy faktore i jashtmi ku ne teresi euro eshte duke u vleresuar me shume se monedhat e tjera sidomos ndaj dollarit dhe fakti i brendshem si efekt i mungeses se ofertes thote Civici. Lidhur me mundesine e nje zhvleresimi akoma dhe me te madh te lekut ne ditet e fundit te muajit dhjetor edhe pse pritet te kete dyndje emigrantesh Civici nuk e perjashton mundesine e ndikimit qe mund te jape liberalizimi i vizave. Eumlshte shpejt te thuash por padyshim qe nuk perjashtohet ndikimi thote eksporti i financave. Gjergj Buxhuku nje njohes i mire i sjelljes se bizneseve dhe i financave ne raport me to tregon se liberalizimi i vizave do te jape ndikim dhe per kete shkak duhen marre masa. Administratori i Konfindustrise merr shkas nga rastet e ngjashme me vendet e rajonit dhe te Europes Lindore te cilat u gjenden ne te njejten situate si Shqiperia. Eumlshte mjaft e mundur qe zhvleftesimi i monedhes vendase kundrejt monedhes se BE-se te ndihet ndjeshem ne te pakten nje periudhe 6 ndash 12-mujore nga casti i fillimit te liberalizimit te vizave ne dhjetor 2010. Shkak eshte krijimi i nje rryme relativisht te madhe qytetaresh shqiptare qe pritet te dalin jashte vendit drejt te afermve te tyre per arsye turizmi etj. ne vendet e BE-se thote Buxhuku. Konfindustria per te balancuar zhvleftesimin e mundshem te monedhes kombetare me te gjithe pasojat e demshme per ekonomine e vendit dhe mireqenien e qytetareve shqiptare kerkon nga qeveria shqiptare te pershpejtoje kryerjen e amnistise fiskale brenda vitit 2010 per te shfrytezuar kohen e kthimit te emigranteve shqiptare ne atdhe si mundesia me e mire per te pasur sukses ne procesin ne fjale.

Analiza e BSH-se per lekun

Ecuria e kursit nominal efektiv te kembimit ka vijuar te deshmoje prirjen ne renie te ritmeve te nencmimit te monedhes vendase edhe gjate tremujorit te trete te vitit 2010. Ndryshimet vjetore te indeksit NEER jane luhatur per te pestin tremujor radhazi ne menyre regresive ne kahun nencmues duke arritur ne muajin shtator ne nivelin prej -4.4 per qind norma me e ulet e nencmimit qe nga shkurti i vitit 2009. Per sa u perket vlerave mesatare tremujori i trete i ketij viti ka shenuar nje renie vjetore prej 5.64 per qind perkundrejt 8.10 per qind dhe 5.73 per qind perkatesisht ne te njejtin tremujor te vitit 2009 dhe ne tremujorin paraardhes. Kontribut kryesor ne zvogelimin e ritmeve te nencmimit ne krahasim me vitin e kaluar ka sjelle permiresimi i konsiderueshem ne sektorin e jashtem te ekonomise kushtet e normalizuara te likuiditetit ne tregjet financiare si dhe minimizimi i efekteve psikologjike qe karakterizuan tregun vendas gjate gjithe vitit 2009.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›